RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbi 20 organizata nga Kosova letër Komisionit Evropian: Tërhiqeni propozimin që i lejon udhëtim pa viza serbëve të Kosovës

mbi-20-organizata-nga-kosova-leter-komisionit-evropian:-terhiqeni-propozimin-qe-i-lejon-udhetim-pa-viza-serbeve-te-kosoves

Mbi 20 organizata të shoqërisë civile në Kosovë sot i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të tërheq Propozimin që i lejon udhëtim pa viza bartësve të pasaportave të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.

Në një letër drejtuar Ylva Johansson, Komisionere Evropiane për Çështje të Brendshme, organizatat e shoqërisë civile theksojnë se propozimi i Komisionit Evropian vjen në një kohë ku ka shumëfishim të numrit të qytetarëve serbë që kërkojnë të pajisen me dokumente të Kosovës, përfshirë pasaportat dhe targa të veturave dhe kjo sipas tyre është një zhvillim tejet pozitiv dhe jashtëzakonisht premtues për kthim të normalitetit në veri të vendit.

Ndryshe, ditë më parë Komisioni Evropian, duke pasur parasysh heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës, ka propozuar që vizat të hiqen edhe për bartësit e pasaportave të Republikës së Serbisë, të cilët banojnë në territorin e Kosovës.

Related posts

Qeveria ndan 3 milionë euro për mbulimin e Kartonit të Gjelbër për mërgatën gjatë verës

Kushtrim Guraj

Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 ton në autoudhë

Irfan Jahiu

SHBA-ja me ndihmë të re për Ukrainën në vlerë prej afër 3 miliardë dollarësh

admin