RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ish-këshilltari i Obamës: “Nuk mjafton vrasja e 4 mijë fëmijëve palestinezë” – VIDEO

ish-keshilltari-i-obames:-“nuk-mjafton-vrasja-e-4-mije-femijeve-palestineze”-–-video

Deklarata e një ish-punonjësi në Departamentin e Shtetit të SHBA-së se “nuk mjafton vrasja e 4 mijë fëmijëve palestinezë” ka shkaktuar reagime, transmeton Anadolu.

Stuart Seldowitz, një ish-punonjës në Drejtorinë për Azinë Jugore të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Departamentin e Shtetit, i cili ka punuar këtu gjatë periudhës së ish-presidentit amerikan Barack Obama, është temë diskutimi në rrjetet sociale pasi ka ngacmuar verbalisht një shitës ushqimesh në New York.

Në videon e publikuar në platformën X shihet se si Seldowitz i thotë: “T’i je terrorist” shitësit të ushqimit.

Edhe pse shitësi disa herë i ka kërkuar atij të largohet pasi është duke punuar, Seldowitz ka vazhduar me provokimin duke thënë: “A e di? Kemi vrarë 4 mijë fëmijë palestinezë, kjo nuk mjafton, nuk mjafton”.

Në një video tjetër të publikuar në X, Seldowitz përsëri ngacmon shitësin duke përdorur fjalë provokuese, madje edhe fyese, ndaj profetit Muhamed dhe Kuranit.

Pasi u zbulua se Seldowitz punon në organizatën e quajtur “Gotham Government Relations”, kjo organizatë në postimin e platformës X njoftoi se i kishte dhënë fund të gjitha marrëdhënieve me Seldowitz-in.

Sipas postimeve në rrjetet sociale, Seldowitz nga viti 1999 deri në 2003 ka punuar si zëvendësdrejtor dhe zyrtar i lartë politik në Zyrën e Departamentit të Shtetit për Çështjet e Izraelit dhe Palestinës.

Related posts

Rritet numri i punëtorëve që lëshojnë Kosovën, u kërkohet kompanive t’i rrisin pagat

admin

​Ohri dhe Struga po humbasin garën turistike me Shqipërinë

rezart morina

Franca organizon konferencën ndërkombëtare në ndihmë të Ukrainës

admin