RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Flamuri i Azerbajxhanit vendoset në pikën e kontrollit kufitar në fillim të Korridorit Laçin – VIDEO

flamuri-i-azerbajxhanit-vendoset-ne-piken-e-kontrollit-kufitar-ne-fillim-te-korridorit-lacin-–-video

Flamuri i Azerbajxhanit është vendosur në pikën e kontrollit kufitar të cilin e ka krijuar në fillim të rrugës Laçin-Khankendi (Korridorit Laçin), raporton Anadolu.

Njësitë e Shërbimit Kufitar Shtetëror të Azerbajxhanit mbajtën një ceremoni në pikën e kontrollit në kufirin me Armeninë dhe në ceremoni ngritën në shtizë flamurin e Azerbajxhanit.

Pas ceremonisë, heroi i luftës për atdhe, koloneli Babek Alekberov mbajti një fjalim drejtuar presidentit Aliyev, ku tha: “I nderuar president, kryekomandant fitimtar, në kuadër të udhëzimit tuaj flamuri ynë 3 ngjyrësh që është simboli ynë i krenarisë valëvitet mbi lumin Hekeri, në kufirin Azerbajxhan-Armeni. Me këtë është siguruar integriteti i kufijve të atdheut tonë”.

Azerbajxhani më 23 prill krijoi pikë kontrolli kufitar në fillim të Korridorit Laçin për të parandaluar transportin e fuqisë punëtore, municioneve, minave dhe pajisjeve të tjera ushtarake nga grupet e paligjshme të armatosura armene nga Armenia në territorin e Azerbajxhanit.

Kjo situatë shkaktoi reagime në Armeni dhe në një deklaratë nga Azerbajxhani u theksua se nga kjo pikë për popullatën armene që jeton në rajonin Karabak të Azerbajxhanit do të formohen kushtet e përshtatshme për kalimet transparente dhe të rregullta në dy drejtime drejt Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe se mekanizmi i kontrollit do të vendoset në funksion në mënyrë të koordinuar me forcat ruse.

Related posts

Me ngjyrues dhe acid, sekuestrohen 37 mijë litra vaj ulliri të dëmshëm për shëndetin

admin

Zelensky do ta vizitojë Serbinë për herë të parë

Muhamet Ramadani

Rusia vendos 6 gazetarë të huaj në listën e personave në kërkim për kalim të paligjshëm kufiri

admin