RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gërvalla për draftin e Asociacionit: Jo shumë i mirë, por s’lejojmë të dëmtohet shteti

gervalla-per-draftin-e-asociacionit:-jo-shume-i-mire,-por-s’lejojme-te-demtohet-shteti

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, ka deklaruar se drafti i Asociacionit i pranuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 21 tetor, nuk është i mirë dhe se i njëjti nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e vendit.

Gërvalla, në një deklarim për media, tha se i siguron qytetarët që institucionet e Kosovës nuk pranojnë asnjë draft I cili do ta dëmtojë shtetin.

“Drafti nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e Kosovës dhe nuk është fer pyetja sepse përgjigja nuk varet nga ne, po të ishte për ne menjëherë do ta kishim publikuar, është kërkesë e atyre që facilitojnë procesin e negociatave të cilët na kanë lutur. Prandaj drafti është jo shumë i mirë, drafti ka mjaftë sfida, respekton shumë shqetësime tona në të kaluarën dhe mendoj që është një bazë e mirë për të punuar më të”.

“Iu lus që të keni pak durim lidhur më çështjen e draftit unë ju siguroj që nuk ka asnjë tentativë, as një përpjekje, asnjë vullnet, as dëshirë të kësaj Qeverie, dhe në përgjithësi të institucioneve as të presidentes e as kryeministri për të pranuar draft të cilat janë në dëme të Kosovës”, deklaroi Gërvalla.

Ministrja e Jashtme u pyet edhe për komentet që Qeveria e Kosovës i ka dërguar BE-së lidhur me draftin, por tha se nuk mund të flas pasi që e shkel marrëveshjen që kanë bërë bashkë me aleatët.

“Unë atë nuk mund të ju them dhe nuk kam dëshirë të jua them sepse përndryshe do të shekja marrëveshjet. Pas aktit të agresionit asgjë më nuk është si në të kaluarën. Negociatat me Serbinë pas 24 shtatorit para sinjaleve të qarta nga BE drejtuar Serbisë negociatat të kohëve të vjetra nuk do të ketë me. Ne jemi konstruktiv në qasjen tonë ndaj partnerëve tanë”.

“Kryeministri ka njoftuar opinioni se kemi përsëri informacione për mbledhje të caktuar jo larg kufirit, prandaj duhet të përqendrojmë të gjithë kapacitetin në zmbrapsjen e sulmeve të tilla”, tha ajo.

Gërvalla, mes tjerash, tha se nuk komenton draft-statutet e dala ilegalisht dhe se për të njëjtat duhet të pyeten personat që i publikojnë ato.

Related posts

Krasniqi takon emisarin Sarrazin: PDK angazhohet për ruajtjen e interesave të Kosovës

rezart morina

Iran – Katër të ekzekutuar për spiunazh për Izraelin

admin

Të arrestuarve për spiunazh policia u gjeti edhe armë e gasmaska ushtarake

admin