RTV AHIRETI
Lajme

Për herë të parë në Kosovë lansohet Baza e të Dhënave për Viktimat e Trafikimit

per-here-te-pare-ne-kosove-lansohet-baza-e-te-dhenave-per-viktimat-e-trafikimit

Kosova nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme ka lansuar Bazën e të Dhënave për Viktimat e Trafikimit, raporton Anadolu.

Në një konference për media, koordinatori kombëtar kundër trafikimit me njerëz, Blerim Gashani, njëherësh zv/ministër i Punëve të Brendshme, tha se Kosova po bëhet vendi i parë në rajon me një bazë të të dhënave ndërinstitucionale që do të mundësojë mbledhjen e të dhënave kyçe për hartimin e politikave strategjike në parandalim dhe luftimin e trafikimit me njerëz.

“Baza e të dhënave e rregulluar me udhëzim administrativ do të na mundësojë gjenerimin e të dhënave të detajuara, identifikimin e trendeve dhe tendencave, identifikimin e hapësirave për intervenim dhe përmirësim, por në të njëjtën kohë do të mbrojë identitetin e viktimave dhe do të ofrojë rekomandime për përmirësimin e shërbimeve në përputhshmëri me të drejtat e njeriut dhe standardet evropiane”, theksoi Gashani.

Gashani tha se të gjitha institucionet janë pajisur me trajnim dhe baza e të dhënave është finalizuar tashmë, derisa inkurajoi institucionet që të fillojnë me popullimin e të dhënave të kësaj baze të të dhënave dhe azhurnimin e rregullt të saj.

Nënkolonel Basri Shala nga Policia e Kosovës tha se trafikimi me njerëz ka prekur edhe Kosovën dhe marrë parasysh pasojat dhe rrezikun që vijnë nga kjo dukuri negative, sipas tij, policia ka ndërmarrë masa adekuate në aspektin organizativ dhe të ngritjes së kapaciteteve të saj me qëllim të parandalimit.

Shala tha se kjo bazë e të dhënave do të lehtësojë punën në zbatimin e mekanizmit kombëtar operues duke mos përjashtuar edhe ngritjen e shërbimeve cilësore ndaj viktimave pasi do të jetë edhe pasqyrë e punës e secilit institucion.

“Ne si polici deri më tani nuk kemi poseduar të dhëna për këto raste, por, një bazë e të dhënave e avancuar që përfshinë të gjitha institucionet do të shërbejë në shumë dimensione e në veçanti do të kontribuojë në hartimin e objektivave strategjike, pasi që do të kemi një pasqyrë dhe analiza më të sakta se cilat janë grupet më të cenueshme, cila është mënyra e rekrutimit dhe shfrytëzimit të viktimave”, theksoi Shala.

Shala tha se ndër vite trendi i trafikimit me njerëz ka ndryshuar me ndikime nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm, ndërsa referuar statistikave ai tha se ka një rënie të rasteve të trafikimit me njerëz.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të Këshillit të Evropës në Kosovës, zyrtarë nga zyra e Bashkimit Evropian (BE) që merren me anti-trafikim.

Trafikimi me njerëz është një shkelje fundamentale e të drejtave të njeriut që shkelë të drejtat themelore të një shoqërie.

Related posts

TIKA dhuron pajisje teknologjike për Administratën e Policisë Financiare të Maqedonisë së Veriut

rezart morina

Frikë për përshkallëzim të luftës/ Joe Biden: Vrasja e liderit të Hamasit nuk është në dobi të arritjes së armëpushimit

admin

Vdiq në një aksident automobilistik miliarderi Cyrus Mistry

admin