RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vdiq në një aksident automobilistik miliarderi Cyrus Mistry

vdiq-ne-nje-aksident-automobilistik-miliarderi-cyrus-mistry

Miliarderi Cyrus Mistry, ish-kryetar i Tata-s, vdiq të dielën në një aksident rrugor teksa po udhëtonte për në Mumbai.

Një person tjetër u vra dhe dy pasagjerë të tjerë u plagosën, tha policia në shtetin perëndimor Maharastra të Indisë.

Mistry, i cili ishte 54 vjeç, u rrëzua si kryetar i Tata-s në vitin 2016, pas kritikave për performancën e tij.

Ai u zëvendësua nga Ratan Tata, njeriu që Mistry e kishte zëvendësuar vetë vetëm katër vjet më parë.

Grushteti në sallën e këshillit u mbulua me mister dhe shkaktoi një betejë të gjatë ligjore në të cilën gjykata e lartë e Indisë përfundimisht vendosi në favor të Tatës.

Kompania operon në më shumë se 100 vende – duke ofruar produkte si kripë, çelik dhe softuer – dhe kishte të ardhura prej 130 miliardë dollarësh vitin e kaluar.

Mistry dhe shoqëruesit e tij po udhëtonin me një makinë Mercedes nëpër rrethin Palghar të Maharashtra kur aksidenti ndodhi të dielën pasdite, tha policia.

Zëvendëskryeministri i shtetit Maharashtra ka urdhëruar një hetim policor.

Përplasja solli në fokus numrin e lartë të aksidenteve rrugore në vend, me të dhënat e qeverisë që tregojnë se këto morën 150 mijë jetë në vitin 2021. /klankosova

Related posts

MPJD konfirmon pranimin e 13 marrëveshjeve të nënshkruara nga Shqipëria

admin

Të paktën 153 të vdekur pas goditjes së raportuar ndaj një shkolle në Iran

Kushtrim Guraj

Pas tërmeteve, Danimarka bën thirrje për bashkëpunim më të ngushtë mes BE-së dhe Turqisë

admin