RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pas përfundimit të “pauzës humanitare” në Gaza, Izraeli ka vrarë 32 palestinezë brenda tre orëve

pas-perfundimit-te-“pauzes-humanitare”-ne-gaza,-izraeli-ka-vrare-32-palestineze-brenda-tre-oreve

Në sulmet ajrore që ushtria izraelite ndërmori pas përfundimit të “pauzës humanitare” mëngjesin e sotëm ndaj Rripit të Gazës nën bllokadë ka vrarë 32 palestinezë, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka bërë një deklaratë lidhur me humbjet në sulmet që Izraeli rifilloi kundër rajonit.

“Brenda tre orëve pas përfundimit të pauzës humanitare numri i të vrarëve në sulmet e Izraelit ka arritur në 32 ndërsa dhjetëra të tjerë përfshirë gra dhe fëmijë janë plagosur”, thuhet në deklaratë.

“Pauza humanitare” që hyri në fuqi të premten më 24 nëntor në orën 06:00 në kuadër të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit, përfundoi mëngjesin e sotëm.

Pas përfundimit të “pauzës humanitare” ushtria izraelite filloi sërish sulmet në Rripin e Gazës.

Related posts

Analiza: Arsyet pse Vladimir Putin po tenton ta fajësojë Kievin dhe Perëndimin për sulmin me 140 viktima në Moskë

admin

Presidenti turk diskuton me homologun francez nevojën për rritjen e bashkëpunimit në mbrojtje brenda NATO-s

Kushtrim Guraj

Shefi i diplomacisë turke: Pritje e madhe që kombet muslimane të veprojnë në Gaza, edhe nëse “në mënyrë të njëanshme”

Muhamet Ramadani