RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në Rripin e Gazës hynë 55 kamionë me ndihma përmes pikës kufitare Rafah

ne-rripin-e-gazes-hyne-55-kamione-me-ndihma-permes-pikes-kufitare-rafah

Gjithsej 55 kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë nga pika kufitare Rafah në Rripin e Gazës në të cilin rifilluan sulmet pas përfundimit të “pauzës humanitare” të arritur mes Izraelit dhe Hamasit, raporton Anadolu.

Në rajon sot ka mbërritur autokolona e parë e ndihmës humanitare pas përfundimit të “pauzës humanitare” dhe rifillimit të sulmeve dje.

Drejtori për media i pikës kufitare Rafah mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit, Wael Abu Mohsen në një deklaratë për AA tha se sot në Rripin e Gazës kanë hyrë 55 kamionë me ndihma humanitare.

Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se në pikën kufitare Rafah janë marrë në dorëzim nga Gjysmëhëna e Kuqe Egjiptiane 50 kamionë me ndihma humanitare.

Në deklaratë jepet informacion se në kamionë ka ushqime, ujë të pijshëm, produkte mjekësore dhe ilaçe.

Related posts

Media amerikane: I dërguari i SHBA-së u takua me djalin e shahut të rrëzuar mes protestave në Iran

admin

“Kemi bërë gabim që liruam Albin Kurtin nga burgu”/ Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do të kisha qenë në vendin e Millosheviçit, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën

admin

Gjeneralët e Assad-it, vlerësim për gjenocidin në Gaza e jo vetëm

Muhamet Ramadani