RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA i dërgon bomba të reja Izraelit për masakrën në Gaza

shba-i-dergon-bomba-te-reja-izraelit-per-masakren-ne-gaza

Krahas dhjetëra mijëra armëve dhe predhave të artilerisë, SHBA-ja ka siguruar edhe bomba anti-bunker (bunker buster) për Izraelin për të ndihmuar në “dëbimin e Hamasit” nga Gaza, transmeton Anadolu.

Siç raporton gazeta “The Wall Street Journal”, zyrtarët amerikanë pak kohë pas sulmit të 7 tetori filluan dërgimin e rreth 15 mijë bombave dhe të 57 mijë predhave artilerie dhe e kanë vazhduar këtë edhe në ditët e fundit.

Në listën e municioneve që zyrtarët amerikanë kanë njoftuar për gazetën se SHBA-ja i ka dërguar Izraelit, përfshihen mbi 5 mijë bomba pa udhëzues MK82, mbi 5.400 bomba MK84 me kokë luftarake, rreth 1.000 bomba me përmasë të vogël GBU-39 si dhe rreth 3 mijë JDAM (Municionet e Përbashkëta të Sulmit Direkt) të cilët shndërrojnë bombat pa udhëzim në bomba me udhëzim.

Këshilltari i lartë i Grupit Ndërkombëtar të Krizave dhe ish-këshilltar i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Brian Finucane, lidhur me dërgesën në fjalë tha: “Kjo është në kundërshtim me rekomandimet e bëra nga Sekretari (Anthony) Blinken dhe të tjerët për të përdorur bomba të kalibrit më të vogël”.

Ai tha se municionet në fjalë përdoren për të “shpërthyer bunkerët nëntokësorë”. “Problemi është ky, se kur ju hidhni bombën mbi atë tunel ka një kamp gjigant refugjatësh në të cilin ndodhen qindra mijëra civilë. Duhet të përllogarisni edhe dëmin e shkaktuar ndaj civilëve”, thekson Finucane.

Ish-zëvendës sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së dhe oficer i Trupave Detare dhe Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Mick Mulroy tha se “Këto janë armë që kemi preferuar në luftërat në zona jo urbane në Afganistan dhe Siri”.

Gjithashtu, krahas rreth 57 mijë predhave të artilerisë me udhëzim 155 mm, SHBA-ja i ka dërguar Izraelit mijëra predha të tjera artilerie dhe armë të ndryshme të lehta.

Related posts

Shkon në mbi 35.900 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

admin

“Gaza është më e shkatërruar se Ukraina”- OKB e alarmuar: Duhet investim i madh për pastrim të rrënojave

admin

Destatis: Inflacioni gjerman arriti rekordin e 10% në shtator

admin