RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

SHBA mirëpret marrëveshjen Kosovë-BE për de-përshkallëzim

shba-mirepret-marreveshjen-kosove-be-per-de-pershkallezim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur marrëveshjen e Kosovës me BE-në për të de-përshkallëzuar situatën në veri të vendit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Në një përgjigje për Klankosova.tv, një zëdhënës i Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë ka thënë se ata, bashkë me BE-në, presin që të dyja vendet, Kosova dhe Serbia, të ndërmarrin hapa të mëtejshëm për të qetësuar situatën në terren.

“Ne mirëpresim marrëveshjen e arritur në mes të Përfaqësuesit Special të BE-së dhe Qeverisë së Kosovës për hapat e parë drejt de-përshkallëzim në veri të Kosovës dhe për të ecur përpara në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese të Dialogut”.

“Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë qenë të qarta për pritshmëritë tona nga të dyja palët”.

“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa të mëtejshëm konkretë për të de-përshkallëzuar tensionet dhe për të shmangur veprimet që mund të interpretohen si përshkallëzuese”, ka thënë për Klankosova.tv ky zëdhënës i Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.

Kujtojmë se marrëveshja mes Kosovës dhe BE-së për de-përshkallëzim është arritur më 10 qershor mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq nën ndërmjetësimin e emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Related posts

Shefi i NATO-s dhe ajo e BE-së diskutojnë bashkëpunimin ushtarak dhe mbështetjen për Ukrainën

admin

Blinken niset drejt Kinës në një udhëtim diplomatik me pritshmëri të larta

rezart morina

Luftime të ashpra në Bahmut, raportohet për humbje të mëdha

admin