RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Të martën protestohet në Prishtinë në mbrojtje të grave

te-marten-protestohet-ne-prishtine-ne-mbrojtje-te-grave

Të martën nga ora 18:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, do të organizohet protestë në mbrojtje të grave.

Protesta është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

“Ju njoftojmë se këtë të marte, 5 dhjetor, duke filluar nga ora 18:00, ne thërrasim protestë gjithëpopullore në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Thërrasim në organizim dhe veprim të gjitha/ë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare!”, thuhet në njoftimin e tyre.

Related posts

Filipine, të paktën 20 të vdekur nga shembja e një ndërtese në ndërtim e sipër

Irfan Jahiu

SHBA miraton shitje të mundshme prej 3 miliardë dollarësh për mbështetjen e avionëve F-15 të Arabisë Saudite

Muhamet Ramadani

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë pas përplasjeve në Kuvend

admin