RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli arreston 60 palestinezë në Bregun Perëndimor

izraeli-arreston-60-palestineze-ne-bregun-perendimor

Forcat izraelite arrestuan 60 palestinezë gjatë bastisjeve që kryen në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët me shkrim lidhur me këtë temë nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Komiteti për Çështjet e të Burgosurve Palestinezë të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, thuhet se forcat izraelite kryen bastisje në disa lokacione në qytetet El-Khalil (Hebron), Ramallah, Jericho, Jenin, Salfit dhe Betlehem.

Gjatë këtyre bastisjeve u arrestuan 60 persona, përfshirë në mesin e tyre 5 vajza studente të universitetit. Bashkë me të arrestuarit e fundit ka arritur në 3.480 numri i palestinezëve të arrestuar që nga 7 tetori në rajonin nën pushtim.

Ndërkohë bëhet e ditur se një person u plagos si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë në bastisjen në zonën Sair në qytetin El-Khalil. Gjatë bastisjeve ushtarët izraelitë shkaktuan dëme të rënda ndaj shtëpive dhe se kanë rrahur rëndë palestinezët që arrestuan.

Related posts

Emrat e myslimanëve dominojnë në listën vëzhguese të FBI-së

admin

Tensionet në Lindjen e Mesme: një shtet tjetër sulmon Iranin?!

Irfan Jahiu

SHBA do t’i dërgojë Iz’raelit mu’nicion kritik në ditët në vijim

Muhamet Ramadani