RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 15.523 numri palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit ndaj Gazës

rritet-ne-15.523-numri-palestinezeve-te-vrare-ne-sulmet-e-izraelit-ndaj-gazes

Me 316 viktima, është rritur në 15.523 numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës ndaj të cilit Izraeli vazhdon sulmet që nga 7 tetori e deri më tani, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra në një konferencë për media informoi lidhur me sulmet izraelite që vazhdojnë.

Al-Qudra tha se ka arritur në 15.523 numri i të vrarëve në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë kundër Gazës nga 7 tetori e deri më tani.

Sipas tij, numri i të plagosurve në sulme ka arritur në 41.316.

Ushtria izraelite vazhdon sulmet ndaj Rripit të Gazës të cilat i rifilloi më 1 dhjetor menjëherë pas përfundimit të “pauzës humanitare”.

Related posts

Aksident zinxhiror në Rrugën e Arbrit, dyshime për tre të vdekur e katër të plagosur

admin

Shqipëri, mbahet tubim në mbështetje të Kosovës

admin

SHBA: Po bisedojmë me zyrtarët izraelitë për kryerje të sulmeve me intensitet më të ulët në Gaza

admin