RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pas vrasjes, trupi i Liridonës do të rivarroset nesër në fshatin e saj të lindjes

pas-vrasjes,-trupi-i-liridones-do-te-rivarroset-neser-ne-fshatin-e-saj-te-lindjes

Rivarrimi i turpit të Liridona Ademaj-Murseli do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Rracaj, komuna e Gjakovës.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim në faqen zyrtare të këtij fshati.

“Njoftim mortor nga familja Ademaj. Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamir se rivarrimi i vajzës tonë Liridona Ademaj e vrarë me datën 29.11.2023 bëhet nesër me datë 4 dhjetor 2023 në varrezat e fshatit Rracaj në ora 14:00”, thuhet në njoftim.

Familjarët e të ndjerës sot i kishin dorëzuar kërkesë me shkrim prokurores Besa Limani për të lejuar zhvarrosjen dhe rivarrimin e Liridonës.

“E nderuar prokurore, kërkojmë nga ju që të na mundësoni që turpin e vajzës sonë Liridona Ademaj ta zhvarrosim dhe ta rivarrosim në fshatin Rracaj. Kjo është një procedurë dhe përjetim tepër i rëndë për neve dhe këtë vendim e kemi marrë me shumë vështirësi por duam që ajo të prehet në shtëpinë e saj”, thuhej në kërkesën e familjarëve të Liridonës.

Familjarët kanë kërkuar gjithashtu nga prokurorja që gjatë procedurës së zhvarrosjes dhe rivarrosjes përmes policisë të ju sigurohet privatësi e plotë.

Liridona është vrarë më 29 nëntor në Prishtinë. Në mesin e tre të dyshuarve për vrasjen e 30-vjeçares është edhe burri i saj, Naim Murseli.

Në seancën e sotme dëgjimore Gjykata Themelore u caktoi nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve, dhe të njëjtit janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Related posts

Universitetet turke në mbështetje të protestave studentore pro Palestinës

admin

Sulm me thikë në Kanada, 10 të vrarë dhe 15 të plagosur

admin

Tensionet rriten pas bastisjeve izraelite në Bregun Perëndimor

RTI