RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Anketë: 50 për qind e amerikanëve mbështesin sulmet e Izraelit në Gaza

ankete:-50-per-qind-e-amerikaneve-mbeshtesin-sulmet-e-izraelit-ne-gaza

Sipas një ankete të kompanisë kërkimore amerikane Gallup, 50 për qind e amerikanëve mbështesin sulmet e Izraelit në Gaza, ndërsa 45 për qind i kundërshtojnë ato, transmeton Anadolu.

Në nëntor, Gallup kreu një anketë me 1.013 amerikanë, nëse ata mbështesnin sulmet e Izraelit në Gaza.

Sipas rezultateve, 50 për qind e pjesëmarrësve mbështesin sulmet e Izraelit, ndërsa 45 për qind nuk i miratojnë ato.

71 për qind e Republikanëve të vendit i miratojnë sulmet, por 23 për qind i kundërshtojnë ato.

Ndërkaq, 63 për qind e pjesëmarrësve Demokratë nuk i shohin të justifikuara sulmet e Izraelit në Gaza dhe 36 për qind i mbështesin ato.

Nga ana tjetër, 59 për qind e burrave mbështesin sulmet e Izraelit në Gaza, ndërsa 37 për qind i kundërshtojnë atë. Nga ana tjetër, 52 për qind e grave në vend nuk i konsiderojnë të justifikuara sulmet dhe 44 për qind prej tyre i konsiderojnë të tilla.

61 për qind e amerikanëve “të bardhë” mbështesin sulmet e Izraelit në Gaza, por 36 për qind nuk i shohin këto sulme të drejta. 64 për qind e pjesëmarrësve nga racat e tjera nuk i miratojnë këto sulme dhe 30 për qind kanë mendim të kundërt.

Ndërsa 67 për qind e pjesëmarrësve kanë deklaruar se janë të kënaqur me ndihmën ushtarake amerikane për Izraelin dhe ndihmën humanitare për Palestinën, 31 për qind e amerikanëve mendonin se vendi i tyre “i ka dhënë më shumë ndihmë se ç’duhej” Izraelit.

72 për qind e të rriturve amerikanë ndjekin nga afër sulmet e Izraelit në Gaza, të cilat kanë vazhduar që nga 7 tetori.

Related posts

Shtëpia e Bardhë: Çdo veprim që vendos në rrezik status quo-në në Kuds është i papranueshëm

admin

Raporti i CDC: Vetëvrasjet në SHBA mbeten në nivelin më të lartë në histori

admin

Shkelje e re e armëpushimit: Izraeli nis sulme të rënda ajrore në Gaza

admin