RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite vrasin 2 palestinezë të tjerë në Bregun Perëndimor dhe ua marrin trupat

forcat-izraelite-vrasin-2-palestineze-te-tjere-ne-bregun-perendimor-dhe-ua-marrin-trupat

Njoftohet se forcat izraelite vranë dy palestinezë të tjerë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe morën trupat e tyre, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës me shkrim të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, dy palestinezë kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë në qytetin Qalqilya në veri të Bregut Perëndimor.

Forcat izraelite morën me vete gjithashtu trupat e palestinezëve në fjalë.

Ndërsa numri i palestinezëve të vrarë në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori është rritur në 256, shifra këtë vit ka arritur në 464.

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, forcat izraelite bastisën lagjen Kefr Saba të qytetit Qalqilya dhe rrethuan një shtëpi për disa orë.

Ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj palestinezëve që reaguan ndaj bastisjes dhe morën një automjet palestinez ndërsa po tërhiqeshin nga lagjja.

Mësohet se në vendin e ngjarjes ka pasur gjurmë gjaku.

Bastisje në qytetin e Jeninit me 30 automjete ushtarake

Nga ana tjetër, forcat izraelite hynë në qytetin e Jeninit në Bregun Perëndimor të pushtuar me 30 automjete ushtarake dhe bastisën shtëpitë e palestinezëve.

Dëshmitarët okularë thanë se forcat izraelite përdorën plumba të vërtetë kundër palestinezëve që reaguan ndaj bastisjes.

Thuhet gjithashtu se ushtarët izraelitë bastisën shumë qytete dhe kampe refugjatësh në Bregun Perëndimor.

Related posts

​Lajçak në Beograd takon ministrin e jashtëm Gjuriq, diskutojnë për dialogun

Muhamet Ramadani

Turqia shënon 77-vjetorin e NATO-s, thekson rolin e saj në aleancë

Hevzi

SHBA, shpallet gjendje e jashtëzakonshme për të pastrehët në Los Angeles

admin