RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNICEF: Duhet të besojmë se mund ta ndalojmë “luftën ndaj fëmijëve” në Gaza

unicef:-duhet-te-besojme-se-mund-ta-ndalojme-“luften-ndaj-femijeve”-ne-gaza

Zëdhënësi i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), James Elder, tha se sulmet në jug të Gazës janë të paktën po aq të rënda sa ato në veri, duke theksuar nevojën që “lufta ndaj fëmijëve” të ndalet, transmeton Anadolu.

Elder ka shpërndarë një postim në platformën sociale “X” në lidhje me situatën dhe aktivitetet në Gaza, ku Izraeli po kryen sulme intensive.

Duke deklaruar se situata në Gaza po përkeqësohet për fëmijët dhe gratë, Elder tha: “Sulmet në jug të Gazës janë të paktën po aq të rënda sa ato në veri. Ne duhet të besojmë se mund të ndalojmë ‘luftën ndaj fëmijëve’. Heshtja është bashkëpunim”.

Në regjistrimin audio që publikoi në postimin e tij, Elder deklaroi se kishte bombardime intensive në jug të Gazës dhe tha: “Nuk mund të ndalem së menduari për 1,8 milion banorët në jug të Gazës”.

Related posts

“The Washington Post”: SHBA dhe disa vende arabe po punojnë për “planin e shtetit të Palestinës”

rezart morina

Portugalia, Spanja dhe Franca bien dakord për “korridorin e gjelbër të hidrogjenit në BE”

admin

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë – nuk do të ketë kufizime

rezart morina