RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria në aksionin “Frangu”, ngrihen mbi 2 milionë euro dhe afro 900 mijë franga

prokuroria-ne-aksionin-“frangu”,-ngrihen-mbi-2-milione-euro-dhe-afro-900-mije-franga

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar një (1) rast të ri të koduar ‘’Frangu’’ ku janë të përfshirë katër (4) persona.

Prokuroria Speciale njofton se rasti është shënjestruar për veprat penale ‘’Shpëlarje e parasë’’, ‘’Fajdeja’’, ‘’Detyrimi’’ dhe ‘’Pengim i të privuarit apo procedurës zyrtare’’.

Ndërkaq, sa i përket hetimeve financiare, rasti është hetuar paralelisht dhe ditën e operacionit është arritur të ngrihen llogarit bankare të të dyshuarve dhe familjarëve të ngushtë.

Ne llogarit e tyre rrjedhëse dhe të afatizuara janë ngrirë gjithsej:

2,131,223.31 EUR dhe
878,632.47 CHF

Kurse në vazhdimësi të hetimeve janë identifikuar edhe prona dhe patundshmëri të cilat me urdhër të Gjykatës janë ngrirë gjashtëmbëdhjetë (16) parcela. Në ketë rast për momentin janë të përfshirë katër (4) persona, tre (3) prej tyre janë në paraburgim.

Related posts

Serbia forcon ushtrinë dhe rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Muhamet Ramadani

Digjen dy kamionë në Mitrovicë të Veriut, dëmtohet edhe një makinë, ja dyshimet e para nga Policia

admin

Arabia Saudite njofton përfundimin e sezonit të Haxhit me mbi 1.7 milion pelegrinë në vitin 2026

Hevzi