RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Këshilli i BE-së për Kosovën: Ka pasur progres të limituar në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit

keshilli-i-be-se-per-kosoven:-ka-pasur-progres-te-limituar-ne-luften-ndaj-krimit-dhe-korrupsionit

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian në nivel të ministrave, në draftin e përgatitur për Kosovën, pritet ta nënvizojë faktin se ka pasur progres të limituar në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit.

Vendet anëtarë në takim të Këshillit të BE-së do të diskutojnë edhe për procesin e zgjerimin. Në draftin e konkluzave që është përgatitur për miratim në atë takim, thuhet po ashtu që nga Kosova pritet të implementojë pa vonesa obligimet nga marrëveshja e arritur në Bruksel, aneksi në Ohër, por edhe obligimet e tjera që dalin nga procesi i dialogut. Kjo porosi i është dhënë edhe në pjesën e draftit kur flitet për Serbinë.

Si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë, procesi i normalizimit është i domosdoshëm për të avancuar në rrugëtimin evropian, thuhet në draft.

Edhe kësaj radhe, do të dënohet dhuna e protestuesve serbë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, organeve të rendit dhe mediave gjatë trazirave në veri në fund të majit. Po ashtu do të nënvizohet se nuk mund të ketë justifikim për dhunë. Do të dënohet edhe sulmi ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator.

Sa i përket dialogut, pritet që edhe këtë herë BE-ja të ftojë Kosovën e Serbinë që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të gjetur zgjidhje, së pari për situatën në veri, e pastaj edhe për të avancuar drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, ku do të zgjidhnin të gjitha çështjet kyçe. Në veçanti, pritet që të përshëndetet gatishmëria e shprehur e Kosovës dhe Serbisë për të pranuar draftin e BE-së për Asociacionin.

Sa i përket qëndrimeve të Kosovës, BE-ja pritet që ta mirëpresë faktin që Kosova mbështet bllokun në qëndrimet sa i përket agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, agresion të cilin Kosova e ka dënuar fuqishëm dhe ka mbështetur të gjitha sanksionet. Pritet të thuhet se kjo dëshmon qartë orientimin e Kosovës drejt BE-së.

Në konkluzat [BB1] që kanë të bëjnë me Kosovën, Këshilli i BE-së do ta mirëpresë faktin që më 1 janar do të nisë zbatimi i procesit të liberalizimi të vizave.

Drafti i konkluzioneve pritet të miratohet më 12 dhjetor.

Related posts

Lajçak i bashkohet sot Escobarit në Kosovë

admin

Paralajmërohet ulje e mëtejmë e çmimeve të derivateve

rezart morina

Familja e Malcolm X do të ngre padi kundër autoriteteve për “fshehjen e provave” në vrasjen e tij

rezart morina