RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zonja e Parë e Maqedonisë së Veriut: Dhuna në familje nuk është një çështje private, por shqetësim shoqëror

zonja-e-pare-e-maqedonise-se-veriut:-dhuna-ne-familje-nuk-eshte-nje-ceshtje-private,-por-shqetesim-shoqeror

Zonja e Parë e Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska, theksoi se dhuna në familje nuk është një çështje private, por shqetësim shoqëror, raporton Anadolu.

Zonja e Parë mbajti fjalimin hyrës në tryezën e rrumbullakët “Parandalo, reago, mbro: Si të forcohet lufta kundër dhunës në familje në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Kilian Wahl, ambasadorja e Suedisë, Ami Larsson Jain, përfaqësues nga institucione të tjera dhe organizata joqeveritare.

Ngjarja filloi me një minutë heshtje për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, rast të cilin shërbimet policore e zbardhën gjatë të dielën pas gjetjes së trupit.

Gjorgievska në fjalën e saj theksoi se manifestimi kushtuar luftës kundër dhunës në familje paraqet një kontribut të rëndësishëm për temat që mbulon fushata “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”.

Ajo tha se dhuna i tejkalon kufijtë gjeografikë, kulturorë dhe socio-ekonomikë.

“Dhuna në familje nuk është çështje private, por shqetësim shoqëror që kërkon zgjidhje të koordinuar, zë të unifikuar që do të thyejë heshtjen e të gjithë atyre që vuajnë në heshtje”, tha Gjorgievska.

Zonja e Parë theksoi se pavarësisht fushatave të shumta sensibilizuese dhe detyrimeve ligjore, shifrat tregojnë për faktin zhgënjyes se situata nuk po përmirësohet, por po përkeqësohet.

“Nga viti 2019 e deri më sot kemi qenë dëshmitarë të mbi 20 rasteve të femicideve, vrasjes së një gruaje vetëm pse është grua dhe ky është manifestimi më ekstrem i dhunës ndaj femrave. Shumica e këtyre viktimave kanë pësuar nga duart e partnerëve apo bashkëshortëve të mëparshëm ose tanishëm”, tha ajo.

Gjorgievska shtoi se rritja e ndërgjegjësimit të opinionit për mënyrat e disponueshme për të raportuar dhe për të kërkuar ndihmë është thelbësore për të siguruar që viktimat të jenë të vetëdijshme për të drejtat e tyre dhe mjetet që i kanë në dispozicion.

Related posts

Macron thirrje për konsumimin e produkteve franceze për të mbrojtur sovranitetin e bujqësisë dhe ushqimit

admin

Kryeministri suedez: Provokimet kundër Kuranit u kthyen në një problem serioz të sigurisë

rezart morina

Hawaii, pas zjarreve pyjore në kërkim mbi 1.000 të zhdukur

rezart morina