RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Danimarka miraton projektligjin që ndalon djegien e Kuranit dhe librave të tjerë të shenjtë

danimarka-miraton-projektligjin-qe-ndalon-djegien-e-kuranit-dhe-librave-te-tjere-te-shenjte

Danimarka ka miratuar një projektligj që e bën të paligjshme djegien e librave të shenjtë dhe sulmin ndaj tyre, transmeton Anadolu.

Në votimin e zhvilluar në parlamentin danez, 77 deputetë votuan kundër, ndërsa 94 deputetë pro projektligjit.

Sipas ligjit, i cili u pranua me shumicë votash, do të ndalohet djegia e Kuranit dhe librave të tjerë të shenjtë, sulmet ndaj këtyre librave dhe sjelljet e papërshtatshme që synojnë vlerat fetare.

Personat që shkelin ligjin mund të dënohen me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Në mënyrë që ligji të hyjë në fuqi, kërkohet nënshkrimi i Mbretëreshës Margrethe II të Danimarkës.

Masa vjen pas disa provokimeve në Danimarkë dhe Suedi ndaj librit të shenjtë Kuranit, të cilat kanë shkaktuar reagime të mëdha.

Politikani danez i ekstremit të djathtë dhe udhëheqësi i Partisë “Stram Kurs”, Rasmus Paludan, dogji disa herë Kuranin në qytetet suedeze Malmö, Norköpin, Jönköping dhe kryeqytetin Stokholm gjatë festës së Pashkëve në vitin 2022.

Paludan dogji Kuranin edhe përpara ambasadës turke në Stokholm më 21 janar dhe asaj në Kopenhagë më 27 janar.

Po ashtu, Salwan Momika, me origjinë nga Iraku, dogji Kuranin nën mbrojtjen e policisë përpara xhamisë së Stokholmit më 28 qershor, që përkoi me ditën e parë të Kurban Bajramit.

Momika shkeli Kuranin dhe flamurin irakian nën mbrojtjen e policisë përpara Ambasadës së Irakut në Stokholm më 20 korrik dhe para parlamentit suedez më 31 korrik.

Momika, duke shtuar sulmet e tij, vazhdoi të djegë Kuranin në pjesë të ndryshme të Stokholmit nën mbrojtjen e policisë më 25, 26, 27 dhe 29 gusht.

Bahrami Marjan, me origjinë iraniane, dogji Kuranin nën mbrojtjen e policisë në plazhin Angbybadet të Stokholmit më 3 gusht.

Related posts

Biden u thotë liderëve të Kongresit se Ukraina dhe COVID-19 janë prioritetet kryesore

admin

Medvedev: Do të ndërpresim marrëveshjen e grurit nëse G7 ndalon eksportet në Rusi

admin

Stano nuk e komenton draftin e Asociacionit të publikuar nga Ramadani

admin