RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria Speciale ka ngritur 33 aktakuza me 89 persona për krime lufte në Kosovë

prokuroria-speciale-ka-ngritur-33-aktakuza-me-89-persona-per-krime-lufte-ne-kosove

Prokurori, Ilir Morina, njoftoi se nën hetimin e rastit të Masakrës së Dubravës, deri më tani janë 88 të pandehur, ku vetëm njëri prej tyre gjendet në paraburgim.

Në kuadër të diskutimit për ngritjen e aktakuzave për krime të luftës, Morina tha se në momentin kur Prokuroria Speciale është e gatshme me përputhje ligjore, do të procedojnë edhe ndaj të pandehurve të tjerë.

“Nën hetim të rastit të Masakrës së Dubravës, janë 88 të pandehur dhe ky hetim është duke vazhduar për një kohë të gjatë, sepse është një lëndë e trashëguar nga misioni I EULEX-it. Për momentin vetëm një të pandehur e kemi në paraburgim dhe urgjenca e procedimit te çështjet ndaj këtij të pandehuri, është arsye ligjore. Hetimi është 2-vjeçar dhe brenda dy viteve duhet t’a kryejmë një krim lufte. Për të pandehurit e tjerë, vazhdojnë hetimet. Do të thotë, Masakra e Dubravës nuk përfundon me këtë aktakuzë, në momentin që jemi gati me përputhjet ligjore, do të procedojmë edhe ndaj të pandehurve të tjerë”, potencoi Morina në konferencën e thirrur për media.

Ndërkaq, Kryeprokurori, Blerim Isufaj, deklaroi që Prokuroria Speciale do të vazhdojë të hetojë pa ndaluar në hetimin dhe ndjekjen e të gjitha rasteve që kanë të bëjnë me krime lufte.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sot ka thirrur konferencë për medie, lidhur me ngritjen e aktakuzave për krime të luftës./

Related posts

Haradinaj, Kurtit: E ke humb rrugën, do me e ba llugë edhe në dialog, është fisnike me ditë kur me u tërheq

admin

Vajza e policit të vrarë: Do të jemi gjithmonë krenarë me heroizmin tënd

rezart morina

Sa kushton udhëtimi me tren mes Mekës dhe Medinës?

admin