RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri i Malajzisë kritikon veton e SHBA-së ndaj rezolutës për Gazën

kryeministri-i-malajzise-kritikon-veton-e-shba-se-ndaj-rezolutes-per-gazen

Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, kritikoi të shtunën Shtetet e Bashkuara për veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.

“Unë do të doja që në emër të qeverisë malajziane të dënoj dhe të protestoj fuqishëm kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara për të kundërshtuar armëpushimin në Këshillin e Sigurimit,” u tha ai gazetarëve në Kuala Lumpur pas një ngjarjeje.

“Ne duhet të ndalojmë vrasjen e civilëve të pafajshëm, foshnjave dhe grave. Nuk ka asnjë arsye, absolutisht asnjë bazë që dikush ta mohojë këtë dhe ta pengojë këtë proces. Prandaj, është vërtet për të ardhur keq. Jam thellësisht i pikëlluar nga ky vendim i egër për të injoruar thirrjet dhe apelin e komunitetit ndërkombëtar”.

“Është e çuditshme dhe përtej mendjes njerëzore kur ka palë që mbështesin dhe heshtin në lidhje me masakrën e fëmijëve dhe grave të pafajshme si dhe të civilëve,” shtoi ai. /mesazhi

Related posts

Sherr mes dy familjeve në Malishevë/ Arrestohen 11 prej tyre, 7 përfundojnë në burg

admin

BE: Situata e fatkeqësive klimatike në Evropë në gjendje alarmante

admin

Kina miraton vaksinën e parë anti-COVID nga hundët

admin