RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE: Situata e fatkeqësive klimatike në Evropë në gjendje alarmante

be:-situata-e-fatkeqesive-klimatike-ne-evrope-ne-gjendje-alarmante

Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) përgjegjës për menaxhimin e krizave, Janez Lenarçiç tha se shumë vende në Evropë janë në gjendje alarmi si pasojë e përmbytjeve dhe temperaturave të larta, transmeton Anadolu.

“Situata e fatkeqësive klimatike në Evropë është alarmante”, tha Lenarçiç në një deklaratë në platformën e mediave sociale X (Twitter).

Ai tha se Serbia është në gjendje alarmi të kuq si për shkak të temperaturave të larta ashtu edhe për shkak të reshjeve. Lenarçiç tha se alarmi për përmbytje është lëshuar edhe në Suedi, Norvegji, Austri, Hungari, Kroaci dhe Slloveni.

Lenarçiç potencoi se rrezik nga zjarri në pyje ka në Bullgari, Greqi, administratën greke qipriote, Spanjë, Itali, Francë, Portugali, Kroaci dhe Turqi.

“BE-ja po monitoron nga afër situatën dhe është gati të ndihmojë”, tha ai.

Related posts

Shefi i agjencisë së OKB-së për refugjatët ‘i tmerruar’ nga shkatërrimi në Ukrainë pas vizitës 6-ditore

admin

Masakër në Sudan, sulm me dron gjatë një funerali, të paktën 40 njerëz të vdekur!

admin

Eleminimi i varfërisë deri në 2050-ën, Komisioni Europian prezanton strategjinë e re të politikave sociale

RTI