Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka deklaruar se Izraeli po humbet mbështetjen në mbarë botën dhe se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, “duhet të forcojë dhe ndryshojë” qeverinë e tij, raporton Anadolu.
Biden tha se Netanyahu kishte “vendim të vështirë për të marrë”.
“Kjo është qeveria më konservatore në historinë e Izraelit”, tha Biden në një mbledhje fondesh për fushatën në Washington, duke shtuar se qeveria e Netanyahu-t “nuk dëshiron një zgjidhje me dy shtete”.
Presidenti amerikan tha se Netanyahu “duhet të forcojë dhe ndryshojë” qeverinë e tij për “të gjetur një zgjidhje afatgjate për konfliktin izraelito-palestinez”.
Komentet e tij erdhën pasi më herët Netanyahu pranoi se ka mosmarrëveshje me Biden-in për Rripin e Gazës “pas Hamasit”.
“Po, ka një mosmarrëveshje kur bëhet fjalë për ‘ditën pas Hamasit’ dhe shpresoj se do të arrijmë një marrëveshje edhe këtu”, tha Netanyahu.