RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden: Izraeli po humbet mbështetjen në mbarë botën, Netanyahu duhet të ndryshojë qeverinë e tij

biden:-izraeli-po-humbet-mbeshtetjen-ne-mbare-boten,-netanyahu-duhet-te-ndryshoje-qeverine-e-tij

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka deklaruar se Izraeli po humbet mbështetjen në mbarë botën dhe se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, “duhet të forcojë dhe ndryshojë” qeverinë e tij, raporton Anadolu.

Biden tha se Netanyahu kishte “vendim të vështirë për të marrë”.

“Kjo është qeveria më konservatore në historinë e Izraelit”, tha Biden në një mbledhje fondesh për fushatën në Washington, duke shtuar se qeveria e Netanyahu-t “nuk dëshiron një zgjidhje me dy shtete”.

Presidenti amerikan tha se Netanyahu “duhet të forcojë dhe ndryshojë” qeverinë e tij për “të gjetur një zgjidhje afatgjate për konfliktin izraelito-palestinez”.

Komentet e tij erdhën pasi më herët Netanyahu pranoi se ka mosmarrëveshje me Biden-in për Rripin e Gazës “pas Hamasit”.

“Po, ka një mosmarrëveshje kur bëhet fjalë për ‘ditën pas Hamasit’ dhe shpresoj se do të arrijmë një marrëveshje edhe këtu”, tha Netanyahu.

Related posts

Ndeshjet e sotme në kualifikimet për Euro 2024

Muhamet Ramadani

Avionët grekë sërish provokuan avionët turq F-16 mbi Detin Egje

admin

Irani: Me SHBA-në janë zhvilluar “diskutime serioze”, ekziston një “rrugë e qartë” për një marrëveshje

Irfan Jahiu