RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNRWA: Uria është diçka që populli në Gaza nuk e kanë njohur kurrë më parë

unrwa:-uria-eshte-dicka-qe-populli-ne-gaza-nuk-e-kane-njohur-kurre-me-pare

Shefi i Agjencisë së OKB-së për Ndihmën e Refugjatëve Palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarini, ka deklaruar se uria është diçka që populli në Gaza nuk e kanë njohur kurrë më parë, transmeton Anadolu.

Lazzarini foli në një konferencë për media në Gjenevë pas përfundimit të vizitës së tij të tretë në Gaza.

“Uria është diçka që populli në Gaza nuk e ka njohur kurrë më parë. Por uria tani gjatë javëve të fundit është shfaqur dhe ne takojmë gjithnjë e më shumë njerëz që nuk kanë ngrënë për një, dy ose tre ditë. Njerëzit… dhe kjo është gjithashtu krejtësisht e re… njerëzit ndalojnë kamionët me ndihma, e marrin ushqimin dhe e hanë menjëherë. Ja sa të dëshpëruar dhe të uritur janë ata”, tha Lazzarini.

Shefi i UNRWA-së pohoi se rrethimi i Gazës duhet të hiqet dhe se ajo që duhet sot nuk janë vetëm 100 apo 200 kamionë.

“Ne kemi nevojë për një fluks kuptimplotë, në shkallë, të pandërprerë, dhe të pakushtëzuar të mallrave bazë në Rripin e Gazës. Kjo është mënyra e vetme për të kthyer ndikimin negativ të rrethimit”, tha ai.

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur një rrethim dhe ka ndërmarrë një ofensivë tokësore në hakmarrje për sulmin ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, të paktën 18.787 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 50.897 të tjerë janë plagosur që atëherë në sulmet izraelite.

Related posts

Bri’gadat Ka’ssam ndajnë pamje nga “prita vde’kjeprurëse” në të cilën futi ush’tarët iz’raelitë në Ga’za

Muhamet Ramadani

Sot Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës së Kosovës

admin

Rusia i dorëzon Ukrainës 1 mijë trupa të ushtarëve të vrarë në frontin e luftës gjatë tre viteve!

admin