RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan: Turqia gati të presë COP31, të nxisë burimet e rinovueshme të energjisë dhe të ndihmojë në rindërtimin e Gazës

erdogan:-turqia-gati-te-prese-cop31,-te-nxise-burimet-e-rinovueshme-te-energjise-dhe-te-ndihmoje-ne-rindertimin-e-gazes

Turqia është e gatshme të presë konferencën e ardhshme të OKB-së për ndryshimet klimatike, COP31, në nëntorin e vitit të ardhshëm, deklaroi sot presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, duke iu drejtuar liderëve në samitin e G20-ës në Johannesburg të Afrikës së Jugut, raporton Anadolu.

Turqia pritet të organizojë samitin klimatik COP31 vitin e ardhshëm në qytetin mesdhetar të Antalyas, pasi Australia hoqi dorë nga kandidatura për të pritur këtë ngjarje vjetore.

Duke theksuar objektivat energjetike të Turqisë, Erdogan tha se vendi synon të katërfishojë kapacitetin e energjisë diellore dhe të erës deri në vitin 2035, ndërsa pjesëmarrja e burimeve të rinovueshme në kapacitetet energjetike të Turqisë ka kaluar tashmë 60 për qind këtë vit.

Sa i përket Gazës, Erdogan theksoi se armëpushimi i arritur muajin e kaluar është thelbësor për stabilitetin global.

“Sipas të dhënave të OKB-së, shkatërrimi i shkaktuar nga Izraeli e ka kthyer mbrapa përpjekjen zhvillimore të Palestinës me 70 vjet”, tha ai.

Erdogan shtoi se Turqia mbetet e përkushtuar të mbështesë një armëpushim të qëndrueshëm dhe të kontribuojë në rindërtimin e territoreve palestineze. “Jemi të vendosur dhe të gatshëm të qëndrojmë pranë popullit palestinez, ashtu si gjithmonë”, u shpreh ai.

Johannesburgu po pret samitin dyditor të liderëve, në të cilin synohet të diskutohen disa nga sfidat më të mëdha globale.

Related posts

Ambasadori rus për samitin e NATO-s: S’dëgjuam mesazhe për paqen, vetëm demonizimin

admin

Gjermani: Mbi 50.000 njerëz në Hamburg protestojnë kundër ekstremizmit të djathtë dhe racizmit

admin

Gjermania thirrje për uljen e tensioneve në Ngushticën e Tajvanit

admin