RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Izraeli po shkon drejt izolimit botëror

erdogan:-izraeli-po-shkon-drejt-izolimit-boteror

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Izraeli tani po shkon drejt izolimit ndërkombëtar, një trend i cili vetëm do të rritet në ditët në vijim, raporton Anadolu.

Duke folur me gazetarët pas namazit të xhumasë në Istanbul, presidenti Erdoğan njoftoi se gjatë një bisede telefonike dje me homologun e tij amerikan, Joe Biden, ata diskutuan gjerësisht zhvillimet në Gaza dhe se ai i tha presidentit amerikan se tani është koha që SHBA-ja të ndërhyjë.

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur një rrethim dhe ka kryer një ofensivë tokësore pas sulmit ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës të paktën 18.787 palestinezë janë vrarë që atëherë dhe rreth 51 mijë janë plagosur nga sulmet izraelite.

Lidhur me shitjen e SHBA-së të avionëve F-16 Turqisë, presidenti Erdoğan tha se Biden i tha atij se ai ka një “perspektivë pozitive” për këtë çështje dhe është gati të paraqesë propozimin e tij në Kongresin Amerikan.

Pas një procesi të stërzgjatur për të blerë modelin më të fundit të F-16-tës dhe pajisjeve të përmirësimit për modelet më të vjetra, Erdoğan ka sugjeruar që Turqia dhe SHBA-ja të miratojnë në të njëjtën kohë shitjen e F-16-tës dhe aplikimin e Suedisë për anëtarësim në NATO.

Related posts

Kurti darkon me Orhan Pamuk: Ishte aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët e Ballkanin

admin

Kurti takohet me përfaqësuesit shqiptarë e boshnjakë nga Serbia, kërkohet reciprocitet i të drejtave

admin

25 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova

rezart morina