RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti darkon me Orhan Pamuk: Ishte aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët e Ballkanin

kurti-darkon-me-orhan-pamuk:-ishte-aq-shume-i-interesuar-per-kosoven,-shqiptaret-e-ballkanin

Kryeministri Albin Kurti është takuar me shkrimtarin e njohur turk, Orhan Pamuk në Stamboll.

Kurti tha se njëherë nuk kishte besuar për ftesën që ka marrë për darkë me Pamuk.

Tutje, kryeministri ka thënë se Pamuk ishte aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët e Ballkanin.

“Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat. Në restoranin Sur Balık-Cihangir të lagjes Beyoğlu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë. Mbase arritëm të shkruajmë përmbledhjen hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme. Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj”, ka shkruar Kurti.

Related posts

Dalai Lama shpreh ngushëllime për viktimat e përmbytjeve

RTI

Kontrolle në kufirin sllovak kundër kontrabandës së qenieve njerëzore

admin

Drejtori i CIA-s viziton Karakasin, takon presidenten e përkohshme të Venezuelës

admin