RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rrugët në Gaza janë mbushur me varreza të improvizuara, ndërsa qasja në varreza është bllokuar

rruget-ne-gaza-jane-mbushur-me-varreza-te-improvizuara,-ndersa-qasja-ne-varreza-eshte-bllokuar

Familjet në Gaza po përdorin varreza masive të improvizuara për të varrosur të dashurit e vrarë në sulmet ajrore izraelite, pasi qasja në varrezat zyrtare pengohet nga agresioni i vazhdueshëm.

Më shumë se 120 varre masive të improvizuara janë dokumentuar në Gaza, me familje që përdorin lagjet e banimit, oborret e shtëpive, rrugët, sallat e dasmave dhe stadiumet sportive.

Kreu i Observatorit Euro-Mesdhetar për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdu, shpjegoi se këto varre konsiderohen të përkohshme, me qëllim që të zhvendosen kufomat në varrezat zyrtare pasi të shpallet një armëpushim humanitar ose të pushojnë armiqësitë.

Vështirësia për të hyrë në varrezat kryesore i atribuohet mbylljes së rrugëve, shkatërrimit të infrastrukturës dhe operacioneve të vazhdueshme të shënjestrim. /mesazhi

Related posts

Hovenier për Radoiçiç: E konsiderojmë kriminel, duhet të dalë para drejtësisë

admin

INSEE: Migrantët përbëjnë një të dhjetën e popullsisë franceze

admin

Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen, falënderon Hungarinë për votën kundër Kosovës në KiE

admin