RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen, falënderon Hungarinë për votën kundër Kosovës në KiE

serbia-vazhdon-te-shkele-marreveshjen,-falenderon-hungarine-per-voten-kunder-kosoves-ne-kie

Serbia ka shkelur edhe një herë marrëveshjen e arritur në Bruksel me Kosovën, ku palët kishin rënë dakord që të mos pengojnë njëra-tjetrën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Së fundmi ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq gjatë vizitës së tij në Hungari, ka falënderuar homologun e tij Peter Szijjarto për qëndrimin e Hungarisë ndaj kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Në emër të Serbisë dhe popullit të saj, Ministri i Jashtëm Daçiq falënderoi për qëndrimin e fundit në lidhje me kërkesën e Kosovë për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, u bë ditur në një postim në Twitter nga MPJ e Serbisë.

Lidhur me këtë ka reaguar ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Ajo ka thënë se Serbia po poshtëron Perëndimin duke shkelur me vetëdije dhe qëllimisht marrëveshjen.

“Menjëherë pasi ra dakord me Kosovën për Propozimin e BE-së (i mbështetur fuqishëm nga SHBA ), Serbia poshtëron Perëndimin duke shkelur me vetëdije, qëllimisht dhe haptazi Nenin 4 të Marrëveshjes Themelore”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Related posts

Turqia zmbraps anijen patrulluese greke që ngacmoi anijet turke të peshkimit

admin

Turqia do të mbajë ditë zie për Haniyehn

Muhamet Ramadani

Papa Leoni takohet me kryeministrin Rama

Hevzi