RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ambasadori gjerman rithekson: Liberalizimi nuk është për të punuar

ambasadori-gjerman-rithekson:-liberalizimi-nuk-eshte-per-te-punuar

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde u shpreh tejet i lumtur që kosovarët nga 1 janari do të mund të udhëtojnë pa viza për turizëm, ndërsa ia dorëzoi një qytetari të Kosovës vizën e fundit turistike të lëshuar nga Gjermania.

Rohde theksoi se liberalizimi i vizave “nuk është për punë”.

“Liberalizimi i vizave do të thotë se kjo është për viza turistike, nuk është për punë. Asgjë nuk ndryshon”, tha ai.

“Mund të udhëtoni në Gjermani, të qëndroni 90 ditë nga 180 ditë, por nuk është vizë pune”, shpjegoi ambasadori.

Rohde ka përmendur Kampionatin Europian të futbollit që vitin e ardhshëm zhvillohet në Gjermani, ndërsa ka shtuar se dëshiron të shohë “sa më shumë kosovarë që ta ndjekin këtë ngjarje”. Për këtë tha se është shumë i lumtur.

“Ne duam që njerëzit të udhëtojnë me familjet e tyre, të shijojnë Gjermaninë ose vendet e tjera europiane”, tha ai.

Rohde tha se sa i përket liberalizimit të vizave, duhet përqendruar te “mesazhi kryesor”.

“Është për udhëtime dhe takime më të lehta me njerëzit”, tha ai. “Dhe kjo është gjëja kryesore”, shtoi ambasadori.

Këtu, Rohde përmendi edhe mundësinë e krijimit të lidhjeve mes bizneseve kosovare dhe atyre gjermane.

Ai tha se pret të ketë më shumë fluturime nga janari.

Related posts

Fraksionet pa’lestineze Hamas dhe Fatah takohen në Egjipt, diskutojnë lu’ftën në Ga’za dhe unitetin kombëtar

admin

Sot fillon viti i ri shkollor në Kosovë

rezart morina

Fluks i lartë turistësh, 1.7 milionë hyrje vetëm për muajin korrik

rezart morina