RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mësohen çiftet e plejofit të Ligës së Evropës

mesohen-ciftet-e-plejofit-te-liges-se-evropes

Të hënën në Nyon të Zvicrës është tërhequr edhe shorti për ndeshjet e plejofit të Ligës së Evropës. Në short ishin të përfshira 16 skuadra, tetë që dolën të dytat në fazën e grupeve të Ligës së Evropës dhe tetë të tretat që përfunduan në Ligën e Kampionëve.

Skuadrat e Ligës së Evropës ishin bartëse në short dhe pas ndeshjeve të plejofit, do të jetë shorti për 1/8 e finales të kësaj gare.

Milani që është eliminuar nga Championsi në plejofin e Ligës së Evropës, do të ketë punë me skuadrën nga Franca, Rennes.

Galatasaray i Turqisë, do të përballet me Spartën e Pragës, ndërsa Shakhtari do të luaj kundër Marseillet.

Çiftet tjera të kësaj faze janë:

Feyenoord – Roma, Lens – Freiburg, Young Boys – Sporting, Benfica – Toulouse dhe Braga – Qarabag.

Ndeshjet e para do të luhen më 15 shkurt të vitit të ardhshëm, ndërsa ato të kthimit pas një jave. Ndërkohë, shorti për 1/8 e finales do të tërhiqet më datën 23 shkurt, me ndeshjet që do të luhen më 7 dhe 14 mars. Finalja e këtij edicioni të Ligës së Evropës, do të mbahet në Dublin të Irlandës, më datën 22 maj.

Related posts

Freedom House: Prokurorët dhe gjykatat mbeten të ndjeshme ndaj ndërhyrjeve dhe korrupsionit nga elita politike në Kosovë

admin

Stano pas takimit në Bruksel: Masat ndaj Kosovës mund të lehtësohen, por edhe të shtrëngohen

rezart morina

Përmirësohen marrëdhënies me dy vendeve, Kina heq tarifat për verën australiane

admin