RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hungaria: Bullgaria në Shengen vetëm nëse e largon taksën për gazin rus

hungaria:-bullgaria-ne-shengen-vetem-nese-e-largon-taksen-per-gazin-rus

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme, Peter Szijjarto, deklaroi se ata do të vënë veto ndaj hyrjes së Bullgarisë në Zonën Shengen nëse ajo nuk heq taksën shtesë që vendos për gazin natyror rus që arrin në vendin e saj nëpërmjet gazsjellësit “TurkStream”.

Sipas The Politico news, Szijjarto bëri një deklaratë në lidhje me hyrjen e Bullgarisë në zonën Shengen.

Szijjarto deklaroi se Bullgaria shfaqi një “qëndrim armiqësor” duke vendosur taksa shtesë për gazin natyror që shkon në Hungari përmes gazsjellësit “TurkStream”.

“Ky vendim i Bullgarisë, i cili është plotësisht në kundërshtim me legjislacionin evropian, paraqet rrezikun e ndalimit të furnizimit me gaz”, theksoi ministri Szijjarto.

“Ne u kemi thënë qartë bullgarëve se nëse ata vazhdojnë këtë praktikë dhe rrezikojnë furnizimin me energji të Hungarisë për një kohë të gjatë, ne do të vëmë veto për hyrjen e tyre në zonën Shengen”, tha Szijjarto.

Në tetor, administrata e Sofjes filloi të vendosë një taksë shtesë prej rreth 10 euro për metër kub për gazin natyror që shkon në vende të tjera përmes territorit të saj.

TRT Balkan / agjencitë

Related posts

Prishtinë, arrestohen pesë persona, u zunë duke prerë dru në mal

Muhamet Ramadani

Britania e tronditur nga skandali Epstein dhe lidhjet me ish ministrin Mandelson, jep dorëheqjen shefi i kabinetit të Keir Starmer

admin

Guterres paralajmëron për rritje të terrorizmit të ekstremit të djathtë

admin