RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri francez: Punësimi i emigrantëve, shumë i nevojshëm për disa profesione në vend

ministri-francez:-punesimi-i-emigranteve,-shume-i-nevojshem-per-disa-profesione-ne-vend

Ministri francez i Punës, Olivier Dussopt deklaroi se punësimi i emigrantëve është shumë i nevojshëm për disa profesione në vendin e tij, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë për radion “Radyo J”, Dussopt tha se norma e punëtorëve nga jashtë është shumë më e lartë se mesatarja kombëtare, veçanërisht në profesione të tilla si ndihmës kuzhine ose pastrim.

“Norma e emigrantëve që punojnë në sektorin e shërbimit është 25 për qind. Duhet të përballemi me të vërtetën. Këto profesione nuk do të ekzistonin pa ata. Disa sektorë profesionalë nuk do të funksiononin pa migrimin në vendin tonë”, tha Dussopt.

“Në restorantet në Paris, ka njerëz që punojnë prej vitesh me kontratë pune të ligjshme por që nuk kanë leje qëndrimi”, tha Dussopt i cili shtoi se partitë e djathta kundërshtojnë në mënyrë kategorike pranimin e emigrantëve.

“Nëse brenda disa javësh nuk arrihet dakordim (për çështjen e reformës për emigrantët), ne do të diskutojmë sërish nëse do ta paraqesim apo jo reformën”, tha ai.

Ministri francez tha se aksidenti i anijes ku humbën jetën shumë emigrantë në Greqi, ka mundësi të ulët që t‘i japë drejtim diskutimeve të migracionit në nivel kombëtar.

Me projektligjin për emigracionin i cili pritet të paraqitet në Parlamentin Kombëtar deri në fund të vitit 2023, Franca po përgatitet të njohë mundësinë për punonjësit që nuk kanë leje qëndrimi që të punojnë në sektorë bazë të tillë si akomodim, restorante, shëndetësi ose ndërtim.

Related posts

Edi Rama flet me autoritetet e Britanisë për emigrantët

admin

Miodrag Lekiç caktohet mandatar për formimin e qeverisë së re në Malin e Zi

admin

KRU Prishtina paralajmëron shkyçje masive nga nesër

admin