RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sindikata e Policisë takohet me Sveçlën

sindikata-e-policise-takohet-me-sveclen

Sindikata e Policisë së Kosovës gjatë së mërkurës ka zhvilluar takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në objektin e MPB-së ka hyrë Kryetari i Sindikatës, Imer Zeqiri, i cili në këtë takim pritet të dorëzojë 14 kërkesat e pjesëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese dhe njësive tjera, rreth përmirësimit të kushteve të punës.

NJSI-ja, si njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, po kërkon ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë. Më 27 tetor, Qeveria e Kosovës prezantoi shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Shtesat janë ndarë në shtatë kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve policorë. Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë 150 euro mbi pagën bazë.

Ndërkaq, për Njësinë për eksplozivët dhe deminim, Qeveria tha se shtesa do të jetë në vlerë prej 120 eurosh.

Related posts

U rrëmbye në vitin 1998 dhe u mbajt në një bodrum 200 metra larg shtëpisë së tij, burri gjendet pas 26 vitesh! Postimi në rrjetet sociale “tradhtoi” fqinjin e tij

admin

Kurti diskuton me QUINT-in për hapjen e urës mbi Ibër

admin

Putin thirr urgjentisht Këshillin e Sigurisë për çështjen e mbrojtjes së objekteve kritike

Muhamet Ramadani