RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla: Në hotelin në Banjskë u investua jashtëligjshëm, është pronë e AKP-së

svecla:-ne-hotelin-ne-banjske-u-investua-jashteligjshem,-eshte-prone-e-akp-se

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se Agjencia Kosovare e Privatizimit është pronare e kompleksit Rajska Banja në Banjskë të Zveçanit dhe se në këtë kompleks është investuar jashtëligjshëm.

Sveçla në konferencën për media të mbajtur të mërkurën ka thënë se nuk ka dyshime për pronësinë e këtij kompleksi dhe se destinacioni final i tij do të përcaktohet në ndërkohë.

“Pse dikush ka investuar jashtëligjshëm, mendoj qe është mësim për të gjithë ata, të cilët dëshirojnë të investojnë jashtëligjshëm, se nuk mund ta bëjnë. Sa i përket menaxhimit të atij kompleksi, Ministria e Punëve të Brendshme është rezultat i bashkimit të dy ministrive, të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Administratës Publike, e ish-Ministria e Administratës Publike e ka departamentin e menaxhimit të objekteve të këtilla, në pronësi të shtetit. Kjo është arsyeja pse e kemi marrë në menaxhim dhe destinacionin final të këtij objekti do t’ia paracaktojmë ndërkohë”, është shprehur Sveçla.

Related posts

Ministri ekstremist izraelit thirrje për shpërbërjen e kabinetit të luftës nëse zvogëlohet intensiteti në Gaza

Muhamet Ramadani

Zelensky kërkon miliarda euro për mbrojtjen dhe rindërtimin e Ukrainës: Përgjigja për të ndaluar Rusinë është…

admin

“Mund të mos më shihni më kurrë”- Donald Trump paralajmëron vizitë në Springfield, qytetin për të cilin pretendon se emigrantët po hanë kafshë shtëpiake

admin