RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Institucionet financiare evropiane dhanë miliarda dollarë për të mbështetur vendbanimet ilegale hebreje”

“institucionet-financiare-evropiane-dhane-miliarda-dollare-per-te-mbeshtetur-vendbanimet-ilegale-hebreje”

Rreth 776 institucione financiare evropiane kanë dhënë miliarda dollarë për të mbështetur ndërtimin e vendbanimeve të paligjshme hebreje në territoret e pushtuara palestineze, sipas një organizate të shoqërisë civile, transmeton Anadolu.

Një raport nga “Don’t Buy in Occupation” (DBIO), koalicion organizatash me bazë në disa vende, tregoi se 776 institucione financiare evropiane kanë mbështetur 51 kompani që operonin në ndërtimin e vendbanimeve të paligjshme hebreje.

Sipas raportit, ndërmjet janarit 2020 dhe gushtit 2023, institucionet financiare kanë dhënë 164,2 miliardë dollarë për kompanitë që punonin për vendbanimet ilegale hebreje.

Dhjetë institucionet kryesore që kanë dhënë kontributin më të madh – 116,55 miliardë dollarë – janë BNP Paribas (22,19 miliardë dollarë), HSBC (14,21 miliardë dollarë), Deutsche Bank (13,23 miliardë dollarë), Societe Generale (12,4 miliardë dollarë), KfW (11,29 miliardë dollarë), Barclays (10,6 miliardë dollarë), Credit Agricole (10,29 miliardë dollarë), Santander (8,61 miliardë dollarë), ING Group (7,05 miliardë dollarë) dhe UniCredit (6,66 miliardë dollarë).

Antoine Madelin, zyrtar i Federatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (FIDH), anëtare e DBIO-së, tha në një deklaratë se institucionet financiare evropiane mbajnë përgjegjësi të madhe për shkeljet e rënda të kryera në territoret e pushtuara.

Madelin theksoi se institucionet financiare evropiane duhet të sigurojnë që aktivitetet e tyre të mos kontribuojnë në vazhdimësinë dhe zgjerimin e këtyre vendbanimeve kolone, të cilat janë të paligjshme sipas rezolutave të OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar humanitar.

Related posts

Rrëzohet bombarduesi rus në Siberi, vdes një nga anëtarët e ekuipazhit

admin

BQK ndalon qarkullimin e kartëmonedhës 500 euroshe

Muhamet Ramadani

VIDEO+FOTO/Lufta kthen Dubain në një “qytet fantazmë”, tani aty bëjnë plazh vetëm… devetë! Dikur plotë me të pasur dhe influencues, sot të shkreta nga frika e raketave e dronëve

admin