RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdoğan diskuton situatën në Gaza me homologun egjiptian

presidenti-erdogan-diskuton-situaten-ne-gaza-me-homologun-egjiptian

Është thelbësore që vendet muslimane të vazhdojnë përpjekjet e tyre të bashkuara për një armëpushim të qëndrueshëm në Gaza, i tha sot homologut të tij egjiptian presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu.

Në një telefonatë, Erdoğan dhe Abdel Fattah al-Sisi diskutuan agresionin e Izraelit kundër territoreve palestineze, si dhe përpjekjet për dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, njoftoi në një deklaratë Drejtoria turke e Komunikimeve.

“Gjatë bisedës, presidenti Erdoğan deklaroi se është e rëndësishme që vendet islame të vazhdojnë përpjekjet e nisura për të siguruar një armëpushim të përhershëm në unitet”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu njoftohet se presidenti turk i ka përcjellë urimet e tij al-Sisit, i cili u rizgjodh president i Egjiptit në zgjedhjet e javës së kaluar.

Erdoğan ka “shprehur shpresën e tij që mandati i ri të jetë i dobishëm për marrëdhëniet Türkiye-Egjipt”, shtohet në deklaratë.

Related posts

Zgjedhjet në veri, mblidhet KQZ-ja

rezart morina

Bregu Perëndimor, hapen dyert për 11 mijë nxënës nga Gaza

admin

Presidenti slloven arrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani

admin