RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Ushtria izraelite po përgatitet t’u japë fund sulmeve tokësore në Rripin e Gazës”

“ushtria-izraelite-po-pergatitet-t’u-jape-fund-sulmeve-tokesore-ne-rripin-e-gazes”

Ushtria izraelite po përgatitet t’u japë fund sulmeve të saj tokësore në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në lajmin e televizionit shtetëror izraelit KAN të bazuar në burime të paidentifikuara thuhet se “Sipas sukseseve operacionale, ushtria izraelite po përgatitet që në javët e ardhshme të kalojë në fazën e tretë të konfliktit në Gaza”.

Zyrtarët izraelitë kanë thënë se “Faza e tretë përfshin përfundimin e manovrës tokësore në Rripin e Gazës, reduktimin e forcave, çmobilizimin e forcave rezervë, aplikimin e sulmeve ajrore dhe krijimin e zonës tampon në kufirin mes Izraelit dhe Rripit të Gazës”.

Më tej theksohet se ushtria izraelite “ka marrë nën kontroll shumicën e zonës në veri të Rripit të Gazës, por se ndodhet përballë vështirësive të mëdha në përparim në rajonin jugor”.

Ushtria izraelite ka njoftuar se që nga fillimi i sulmeve të saj ndaj Rripit të Gazës janë vrarë 472 ushtarë të saj, ndërsa 139 prej tyre që nga fillimi i operacionit tokësor.

Statistikat e ushtrisë tregojnë se 784 oficerë dhe ushtarë janë plagosur që nga 27 tetori kur filluan sulmet tokësore ndaj Rripit të Gazës. Sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të ushtrisë, vihet në dukje se 179 prej tyre janë plagosur rëndë, 302 në masë mesatare dhe 303 lehtë.

Në lajmin e televizionit “Channel 13” thuhet se ushtarët e Brigadës Golani, një prej brigadave elitare të këmbësorisë brenda ushtrisë izraelite, u larguan nga Gaza për “të rikuperuar dhe riorganizuar radhët e tyre”.

Ndërsa faqja e internetit “Walla” njoftoi se “Brigada Golani u largua nga Gaza që ushtarët të vizitojnë familjet e tyre për disa ditë pas një periudhe prej më shumë se 70 ditësh dhe pasi humbi 44 ushtarë të saj”.

Related posts

Rusia vë veton ndaj votimit në OKB për ndalimin e garës së armëve në hapësirë

admin

Kurti: Deklarimet luftënxitëse të Vuçiqit duhet të dënohen ashpër nga SHBA-ja dhe BE-ja

rezart morina

Të krishterët ortodoksë festojnë Pashkët

admin