RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden dhe kryeministri spanjoll diskutuan për situatën në Gaza

biden-dhe-kryeministri-spanjoll-diskutuan-per-situaten-ne-gaza

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez lidhur me situatën në Gaza, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Biden në bisedën e tij me Sanchez-in diskutoi për zhvillimet e fundit në Izrael dhe Gaza.

Dy liderët shprehën angazhimin e tyre për të vazhduar përpjekjet për të siguruar “dërgimin e vazhdueshëm të ndihmave humanitare që shpëton jetë” për civilët në Gaza.

Duke nënvizuar rëndësinë e parandalimit të “përhapjes” së konflikteve në rajon, liderët diskutuan edhe për sulmet e Huthive në Jemen të cilat shënjestrojnë anijet izraelite në Detin e Kuq si reagim ndaj sulmeve të Izraelit kundër Rripit të Gazës nën bllokadë.

Në bisedën telefonike, Biden dhe Sanchez theksuan se vendet e tyre janë “të gatshme” të vazhdojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme si mbrojtja dhe siguria.

Related posts

Arabia Saudite mirëpret miratimin e mocionit për urrejtjen fetare nga OKB

Muhamet Ramadani

Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët

admin

Bie niveli i ujit në lumin El-Iz të Irakut, ngordhin mijëra peshq – VIDEO

Muhamet Ramadani