RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rama tregon ndryshimet në Rregulloren për Menaxhimin e Parkingjeve në Prishtinë

rama-tregon-ndryshimet-ne-rregulloren-per-menaxhimin-e-parkingjeve-ne-prishtine

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se të enjten me shumicë votash të këshilltarëve komunalë është votuar Rregullorja për Menaxhimin e Parkingjeve Publike.

Rama ka thënë se ne rregulloren e votuar është eliminuar pagesa për banorët rezident në adresën e tyre.

Po ashtu, gjatë seancës u votua propozimi që të ulet çmimi i pagesës për parking për automjetin e dytë, e sipas tij, edhe kjo mjaft pozitive për banorët.

“Është bërë zgjatja e orarit të punës së Prishtina Parking deri në orën 23:00 me qëllim që të sigurojë se në zonat rezidenciale hapësirat shfrytëzohen nga banorët rezident. Kësaj i është bashkangjitur edhe kufizimi i parkimit të vizitorëve në hapësirat rezidenciale me qëllim që prioritet të jetë banori i rrugës përkatëse.

Një punë e përbashkët nga të gjithë pjesmarrësit, grupi punues, Prishtina Parking dhe kontributi përmes propozimeve/amandamentimeve nga anëtarët e Kuvendit Komunal, tashmë ka sjellë një rregullore që siguron funksionalitet dhe rregull në lagje dhe në parkingjet e Prishtinës”, ka thënë Rama.

Related posts

Çfarë është droni “Shahed” që goditi Qipron dhe pse quhet “Kallashnikovi i Iranit”?

admin

Turqia dhuron 40 automjete për ushtrinë shqiptare

admin

Fundosja e jahtit në brigjet e Siçilisë pas goditjes nga tornado, identifikohet trupi i pajetë i gjetur pranë varkës së përmbytur

admin