RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rama tregon ndryshimet në Rregulloren për Menaxhimin e Parkingjeve në Prishtinë

rama-tregon-ndryshimet-ne-rregulloren-per-menaxhimin-e-parkingjeve-ne-prishtine

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se të enjten me shumicë votash të këshilltarëve komunalë është votuar Rregullorja për Menaxhimin e Parkingjeve Publike.

Rama ka thënë se ne rregulloren e votuar është eliminuar pagesa për banorët rezident në adresën e tyre.

Po ashtu, gjatë seancës u votua propozimi që të ulet çmimi i pagesës për parking për automjetin e dytë, e sipas tij, edhe kjo mjaft pozitive për banorët.

“Është bërë zgjatja e orarit të punës së Prishtina Parking deri në orën 23:00 me qëllim që të sigurojë se në zonat rezidenciale hapësirat shfrytëzohen nga banorët rezident. Kësaj i është bashkangjitur edhe kufizimi i parkimit të vizitorëve në hapësirat rezidenciale me qëllim që prioritet të jetë banori i rrugës përkatëse.

Një punë e përbashkët nga të gjithë pjesmarrësit, grupi punues, Prishtina Parking dhe kontributi përmes propozimeve/amandamentimeve nga anëtarët e Kuvendit Komunal, tashmë ka sjellë një rregullore që siguron funksionalitet dhe rregull në lagje dhe në parkingjet e Prishtinës”, ka thënë Rama.

Related posts

Infermierët në Angli drejt protestës, duan rritje page reale dhe kushte më të mira

admin

Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare themeluesi historik i Lega-s, Umberto Bossi

admin

Irani do të konfiskojë asetet e shtetasve jashtë vendit “fajtor për bashkëpunim” me SHBA-në dhe Izraelin

admin