RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina: Realizimi i armëpushimit në Gaza mbetet “prioritet absolut”

kina:-realizimi-i-armepushimit-ne-gaza-mbetet-“prioritet-absolut”

Kina ka deklaruar se realizimi i një armëpushimi në enklavën e rrethuar palestineze të Gazës mbetet një “prioritet absolut dhe parakusht për çdo gjë tjetër”, transmeton Anadolu.

Duke komentuar mbi rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të miratuar javën e kaluar që bën thirrje për një veprim urgjent për të zgjeruar ndihmën humanitare për Gazën, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Mao Ning, tha se “rezoluta nuk është plotësisht në përputhje me pritjet ndërkombëtare dhe ka disa boshllëqe që duheshin plotësuar”.

“Megjithatë, në dritën e situatës urgjente në terren dhe pozicionit të Palestinës dhe vendeve të tjera araba, Kina votoi në favor të rezolutës”, u tha Mao gazetarëve në Pekin.

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së gjithashtu bëri thirrje për krijimin e kushteve për një ndërprerje të qëndrueshme të armiqësive pasi sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori kanë vrarë të paktën 20.674 palestinezëve, kryesisht gra dhe fëmijë.

“Shpresojmë se rezoluta do të zbatohet në mënyrë efektive, sa më parë do të arrijnë në Gaza më shumë ndihma humanitare dhe do të ngrihet një mekanizëm monitorues”, tha Mao, duke shtuar se Kina do të vazhdojë të punojë me të gjitha palët për një ndërprerje të hershme të armiqësive në Gaza dhe për zbatimin e zgjidhjes me dy shtete.

Sulmet izraelite e kanë shndërruar Gazën në gërmadha, me gjysmën e banesave të territorit bregdetar të dëmtuara ose shkatërruara dhe me pothuajse 2 milionë njerëz të zhvendosur brenda enklavës me një popullsi të dendur mes mungesës së ushqimit dhe ujit të pastër.

Related posts

Kurti ngushëllon Turqinë: Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën jetën

admin

“Putini luftë psikologjike për të destabilizuar Gjermaninë e Francën”/ FBI zbulon dokumentin “bombë” të Rusisë: Fushatë për të manipuluar politikanë dhe njerëz me ndikim në Evropë

admin

Mbi 1870 biznese të huaja u regjistruan në Kosovë për një vit

admin