RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia largon 6 kamera vëzhgimi nga vendet publike në Zubin Potok

policia-largon-6-kamera-vezhgimi-nga-vendet-publike-ne-zubin-potok

Policia e Kosovës i ka larguar nga vendet publike në komunën e Zubin Potokut gjashtë kamera monitorimi, raporton teve1.info

Lajmin për teve1.info e bëri të ditur zëvendësdrejtori i Policisë për Veri, Veton Elshani.

Ai tha se gjatë këtij viti në po të njëjtën komunë ishin larguar edhe shtatë kamera vëzhgimi të tjera derisa në Mitrovicë të Veriut gjatë vitit janë larguar gjithsej 38 kamera.

“Sipas ligjit në fuqi, monitorimin me kamera te vendeve publike e bën veç Policia e Kosovës. Në kuadër të asaj që u tha, sot në Zubin Potok kemi largu nga monitorimi 6 kamera, ndërsa në Verë të këtij viti i kishim larguar edhe 7 të tjera. Ndërsa nga Mitrovica Veri këtë vit janë largu 38 kamera po ashtu”, ka thënë Elshani.

Related posts

Brazil, gjykata e lartë urdhëron hetim ndaj Bolsonaros për trazirat

admin

Osmani nuk e takon Lajçakun, kjo është arsyeja

admin

Palestinezët e burgosur nga Izraeli do të futen në grevë masive urie

admin