RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Onkologjisë

osmani-viziton-femijet-ne-kliniken-e-onkologjise

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka vizituar fëmijët që po trajtohen në Klinikën e Onkologjisë.

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Osmani ka shkruar se puna e madhe e stafit shëndetësor i jep forcë prindërve dhe fëmijëve që po trajtohen në këtë klinikë.

“Si çdo fundvit, edhe sivjet vizituam më të vegjlit tanë në Klinikën e Onkologjisë dhe Kirurgjisë së Fëmijëve.❤

Puna e jashtëzakonshme që bën stafi në këto klinika, jep shpresë e forcë për këta fëmijë dhe për prindërit e tyre që ndiejnë dhimbjen më të madhe të jetës së tyre.

Mirënjohje e thellë për punën e gjithsecilit, duke ofruar jo vetëm shërbime mjekësore, por edhe dashuri e përkrahje të pafund!”, ka shkruar Osmani.

Related posts

Kurti tregon 4 hapat që Kosova është e gatshme t’i pranojë dhe ato që duhet bërë Serbia

Muhamet Ramadani

Vajza e re nga Gaza përhap shpresë te fëmijët e luftës me skejtbordin e saj

Muhamet Ramadani

Tre dekada i fsheshur për tre vrasje: kush është ky shqiptar për film?

Irfan Jahiu