RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Ky vit ka qenë sfidues, sidomos në pjesën veriore të vendit

kurti:-ky-vit-ka-qene-sfidues,-sidomos-ne-pjesen-veriore-te-vendit

Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se ky vit ka qenë sfidues, sidomos në pjesën veriore të vendit.

Kurti në konferencë për media përmendi bllokimin e rrugëve nga serbët si dhe sulmin terrorist në Banjskë.

“Ky vit ka qenë sfidues sidomos në pjesën veriore të vendit, jemi sulmuar, por kemi ngadhënjyer. Ky vit ka qenë i rend, sepse sulmet të cilat janë zhvilluar njëherë kanë qenë për të bllokuar qarkullimin, pastaj edhe për të goditur personelin tonë të sigurisë. Policia e Kosovës këtë vit ka arritur të identifikojë dhe të sekuestrojë armatim dhe mjete shpërthyese në katër depo në komunat veriore të vendit tonë”, tha ai.

Tutje krahas saj, Kurti ka përmendur edhe disa nga arritjet që sipas tij, do të përmirësojnë jetën e qytetarëve në pjesën veriore.

“E krahas luftimit të bandave kriminale që u shndërruan në grupe paramilitare, këtë vit në komunat në veri janë shënuar edhe disa arritje të tjera të cilat do të përmirësojnë jetën e qytetarëve. Pas më shumë se dy dekadave janë hapur zyrat kadastrale-komunale në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Ndërkohë për po aq vitesh ka filluar rindërtimi dhe rinovimi i shtëpive të shqiptarëve që ishin dëmtuar në periudhën 1998/99, këto të dyja falë angazhimit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, ka deklaruar Kurti.

Duke i prezantuar sukseset e tij gjatë këtij viti, kryeministri Kurti, tha se fokus ka pasur zhvillimin e vendit e krijimin e vendeve të reja të punës.

“Gjatë këtij viti, 8500 të rinj dhe të reja janë punësuar përmes platformës ‘Superpuna’. Përmes ligjit të pagave, mjekët kanë pagë të dyfishuar, ndërsa vitin e ardhshëm do të ketë sërish rritje të pagave të tyre. Ushtrinë e forcuam edhe më tej duke u furnizuar me dronët Bayraktar”, tha Kurti.

Ndërsa në fushën e politikave të jashtme, Kurti e veçoi si të arritur liberalizimin e vizave.

Related posts

Europa përballet me një epokë të re të tkurrjes së ndikimit francez! The Economist: Ndarja e pushtetit mund të dobësojë ndikimin e presidentit federalist në Bruksel

admin

Hodhën fishekzjarrë nga një jaht dhe i vunë flakën pyllit, 13 persona të arrestuar në ishullin grek! Parashikohen gjoba deri në 200 mijë euro dhe 20 vite burg për zjarrvënësit

admin

Riorganizimi i Putinit, analistët: Tregon se ai mund të përgatitet për një konfrontim të ardhshëm me NATO-n

admin