RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vdiq arkitekti i BE-së moderne, Jacques Delors

vdiq-arkitekti-i-be-se-moderne,-jacques-delors

Ish-presidenti i Komisionit Evropian, Jacques Delors, i cilësuar si arkitekt të Bashkimit modern Evropian, ka vdekur të mërkurën në moshën 98-vjeçare.

Ai ndihmoi në krijimin e tregut të vetëm evropian duke mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve të tjera.

Gjatë detyrës së tij si president mes viteve 1985-1995, Delors gjithashtu mundësoi përdorimin e monedhës evropiane, euros.

Ai shërbeu si president i Komisionit tre herë, më së gjati se kushdo tjetër. Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka lavdëruar Delorsin, i cili kishte shërbyer edhe si ministër i financave në qeverinë franceze mes viteve 1981-84.

Si socialist francez, ai ishte besimtar i madh i integrimit të pasluftës. Gjatë shërbimit të tij u arrit marrëveshja e Schengenit për udhëtime dhe programi për studentët Erasmus.

Pasi u largua nga posti në vitin 1995, Delors refuzoi të kandidonte për president të Francës, ani pse në sondazhe po printe ndjeshëm.

Ai në vitet e fundit kishte paralajmëruar për rrezikun që i kanoset Evropës nga populizmi, duke bërë thirrje për vendime më të ashpra pak para se të ndodhte BREXIT-i. /koha

Related posts

Itali, katër persona humbin jetën nga zjarret në rajonet jugore

rezart morina

Papa Françesku thotë se disa interesa perandorake qëndrojnë pas luftës në Ukrainë

admin

Golob në Sarajevë: Sllovenia dëshiron të jetë aleati më i madh i BeH-së

rezart morina