RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vdiq arkitekti i BE-së moderne, Jacques Delors

vdiq-arkitekti-i-be-se-moderne,-jacques-delors

Ish-presidenti i Komisionit Evropian, Jacques Delors, i cilësuar si arkitekt të Bashkimit modern Evropian, ka vdekur të mërkurën në moshën 98-vjeçare.

Ai ndihmoi në krijimin e tregut të vetëm evropian duke mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve të tjera.

Gjatë detyrës së tij si president mes viteve 1985-1995, Delors gjithashtu mundësoi përdorimin e monedhës evropiane, euros.

Ai shërbeu si president i Komisionit tre herë, më së gjati se kushdo tjetër. Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka lavdëruar Delorsin, i cili kishte shërbyer edhe si ministër i financave në qeverinë franceze mes viteve 1981-84.

Si socialist francez, ai ishte besimtar i madh i integrimit të pasluftës. Gjatë shërbimit të tij u arrit marrëveshja e Schengenit për udhëtime dhe programi për studentët Erasmus.

Pasi u largua nga posti në vitin 1995, Delors refuzoi të kandidonte për president të Francës, ani pse në sondazhe po printe ndjeshëm.

Ai në vitet e fundit kishte paralajmëruar për rrezikun që i kanoset Evropës nga populizmi, duke bërë thirrje për vendime më të ashpra pak para se të ndodhte BREXIT-i. /koha

Related posts

Kurti: Serbia zhvilloi stërvitje ushtarake në vendin e varrit masiv me trupat e 774 shqiptarëve

admin

Kosova kalon hapin e parë drejt KiE-së, Kurti: Federata ruse është jashtë e Republika e Kosovës po hyn brenda

admin6

SHBA: Kina po rrit shitjet e pajisjeve që Rusia përdor për të prodhuar armë

admin